Hajdutët më fatkeqë të botës – telefonuan policinë aksidentalisht gjatë grabitjes

Hajdutët më fatkeqë të botës  – telefonuan policinë aksidentalisht gjatë grabitjes

Dy hajdutë fatkeqë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi aksidentalisht thirrën policinë gjatë krimit të tyre, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Një oficer në Staffordshire, Anglia qendrore, i etiketoi hajdutët “hajdutët më të pafat të botës” dhe i krahasoi ata me mashtruesit fatkeq në filmin “Home Alone”.

Ai tha se njëri nga dyshja gabimisht u ul në telefonin e tij dhe preki numrat 999 në telefon, numri i urgjencës në Mbretërinë e Bashkuar, duke lejuar oficerët të dëgjonin krimin në proces dhe në fund të dëgjonin kolegët e tyre që arrestonin dyshen.

“Unë mendoj se sapo kemi arrestuar hajdutët më të pafat në botë,” shkroi kryeinspektori John Owen në Twitter. /Insajderi.com