Teksa ishte në fushë në sfidën ndaj Bolognas, futbollistit të Lazios, Joaquin Correas, i ka ndodhur një situatë e pakëndshme, teksa hajdutët u futën në shtëpinë e tij duke e bastisur atë gjatë ndeshjes, transmeton Insajderi.
Sipas raportimit të mediave italiane, mësohet se hajdutët kanë hyrë nga porta kryesore, duke vjedhur sende të ndryshme me vlerë si dhe shtatë mijë euro.
Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur këtë çështje, ndërkohë që i mërzitur nga kjo ngjarje, sulmuesi argjentinas ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shkruante: “Erdhët të vidhnit në shtëpi, ndërsa unë isha në ndeshje, frikacakë. Hajdeni dhe vidhni kur unë jam brenda. Ju pres! Copa m***”. Më pas futbollisti i Lazios e ka fshirë postimin, teksa shpreson që autorët të gjenden dhe të dalin para drejtësisë. /Insajderi.com