Hajnat e armatosur përballen me rezistencë të papritur në një shitore

Hajnat ishin të armatosur me thika dhe shkopinj bejsbolli, dhe bërtitnin: Na jep gjithë çfarë ke në arkë.

Hajnat e armatosur përballen me rezistencë të papritur në një shitore

Dy plaçkitës shkuan ta plaçkitin një shitore në Londrën lindore duke menduar se puna do të jetë e thjeshtë, por u ballafaquan me reagim të papritur të pronarit 60 vjeç, transmetojnë mediet britanike.

Meshkujt ishin të armatosur me thika dhe shkopinj bejsbolli dhe bërtitnin: “Na jep gjithë çfarë ke në arkë”, para se ta sulmojnë me shkopinj pronarin të cilin e gjuajtën në dysheme.

Miku i tij dhe myshteri i rregullt Balu Patel tha: “Gjaku rridhte si prej dushit, isha i detyruar të përzihem. Sapo isha kthyer nga puna dhe e pata kutinë me mjete pune me vete të cilën e kapa dhe shkova ta ndihmojë. Deshën ta vrasin, e pash mikun në dysheme dhe dukej se njëri nga kriminelët mbante revole rreth të cilës kacafyteshin”.

Edhe ai kishte marrë goditje në kokë, gjoks dhe trup, por me forca të përbashkëta arritën të mbrohen dhe t’i dëbojnë sulmuesit.

Sulmuesit e armatosur u arratisën para se të vinte policia./Insajderi.com.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=44&v=aZBVVmBBrJM