Zyrtarët amerikanë thanë të Premten vonë se hakerat iranianë janë prapa një vale të sulmeve kibernetike të postave elektronike të mijra amerikanëve që do të votojnë në këto zgjedhje në Amerikë, njofton Insajderi.
Deklarata, e lëshuar bashkërisht nga FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencisë së Sigurisë së Infrastrukturës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (CISA), pjesërisht konfirmon vërtetësinë e një videoje të shpërndarë si pjesë e një fushate dezinformimi që tërhoqi shkurtimisht vëmendjen kur u bë publike javën e kaluar.
Fushata – e cila përbëhej nga mijëra email kërcënues dërguar votuesve të rastit në SHBA, në emër të një grupi ekstrem të djathtë pro-Trump – paraqiti një video në të cilën një haker pretendonte të tregonte se si ata mund të shkaktonin kërdi duke thyer regjistrat personal të votuesve.
Këto kërcënime kanë shqetësuar shtetasit amerikanë, të cilët kanë raportuar rastet dhe kanë kërkuar mbrojtjen e nevojshme nga ky kërcënim./Insajderi.com.