Hakerët Iranianë sulmojnë uebsajtet Amerikane

Hakerët Iranianë sulmojnë uebsajtet Amerikane

Një grup hakerësh të cilët pretendojnë se janë nga Irani kanë hakuar një uebsajt qeveritar Amerikan duke postuar mesazhe pro-Iraniane në të.

Vizitorët e uebsajtit www.fdlp.gov ditën e Shtune u mirëpritën nga një foto e Donald Trump të gjakosur.

Një mesazh shoqërues thoshte se hakerët kishin vepruar si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së komandantit ushtarak të Iranit Qasem Soleimani.

Nuk ka pasur konfirmime se incidenti ishte sponsorizuar nga shteti i Iranit. Sulmi kibernetik erdhi pak ditë pasi Irani u betua se do të jepte një kundërpërgjigje të fortë për vrasjen e Soleimanit.

“Martiri u shpërblye për vite shërbim të pazëvendësueshëm,” shkruhej në mesazhin e postuar nga hakerët.

Autoritetet Amerikane thanë se janë duke monitoruar nga afër situatën si dhe konfirmuan sulmin kibernetik.

Gjithashtu ato thanë se organizatat duhet të rrisin monitorimin e kibernetike dhe të jenë të gatshëm tu kundërpërgjigjen atyre.

Kërcënimi që vjen nga lufta kibernetike nganjëherë është më i dëmshëm dhe rrezikshëm sesa një luftë e vërtetë jo vetëm nga humbja e të dhënave të rëndësishme por edhe të rënien së tyre në duar të gabuara. /PCWorld Albanian