Hakerët kanë hyrë në faqet e vërteta të lajmëve dhe kanë postuar histori të rreme që ngjallin ndjenjën anti-Nato, ka paralajmëruar një firmë e sigurisë kibernetike, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Fushata e dezinformimit, me nofkën “fantazmë”, ka vazhduar që nga viti 2017, sipas studiuesve të FireEye.
Ajo është krijuar për të diskredituar Nato-n në Lituani, Letoni dhe Poloni, thanë ata.
Ndërsa tregimet e rreme janë “të përafërta me interesat e sigurisë ruse”, nuk dihet se kush qëndron pas sulmit.
Fushata e dezinformimit përdor “artikuj të falsifikuar të lajmeve, citime, korrespodencë dhe dokumente të tjera të krijuara për t’u dukur se vijnë nga zyrtarë ushtarakë dhe figura politike në vendet e synuara,” tha FireEye.
Në disa raste, lajme të rreme u botuan në faqet e lajmeve pa leje.
Uebfaqet e lajmeve zakonisht përdorin një sistem të menaxhimit të përmbajtjes (CMS) për të kontrolluar numrin e madh të artikujve të publikuar.
Sulmuesit me sa duket fituan qasje në CMS të faqes së internetit të synuar dhe zëvendësuan artikujt e vjetër me përmbajtjen e tyre, ose postuan artikuj krejt të rremë.
Ata përpiqeshin të përhapnin lajmet e rreme në mediat sociale përpara se ata të fshiheshin.
Në një shembull nga viti i kaluar, një faqe e lajmeve në Lituani publikoi një artikull të rremë ku pretendonte se ushtarët gjermanë kishin përdhosur një varrezë hebraike. /Insajderi.com
Another fake news was plotted yesterday to discord Lithuanian society and discredit NATO allies by publishing online the-supposed Jewish cemetery desecration by NATO eFP soldiers. In reality IT NEVER HAPPENED! pic.twitter.com/23SVX8RoS5
— Lithuanian MOD (@Lithuanian_MoD) September 27, 2019