Hakerët rusë i hakmerren Bullgarisë për shkak të aeroplanëve amerikan?

Hakerët rusë i hakmerren Bullgarisë për shkak të aeroplanëve amerikan?

Hakerët vodhën miliona të dhëna personale dhe financiare nga shtetasit bullgarë dhe i përcollën ato në media nga adresa elektronike të Rusisë.

Sipas Reuters, sulmi ishte i lidhur me një ministër i cili ishte përfshirë në blerjen e aeroplanëve luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hakerët kanë hyrë në sistemin e Agjencisë Bullgare të Tatimeve përpara se të dërgojnë mesazhin në media me një adresë e-mail të regjistruar në domenin rus.

Mesazhi përmban lidhje me të dhënat, thanë zyrtarët, transmeton KosovaPress.

Ekipet e posaçme kundër krimeve kibernetike po hetojnë sulmin, i cili me gjasë ka ardhur nga jashtë dhe filloi në fund të qershorit.

Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov tha për stacionin televiziv lokal se sulmi i hakerëve u motivua nga blerja e avionëve F-16 për më shumë se 1.2 miliardë dollarë.

Ndryshe, blerja e aeroplanëve nga SHBA-ja paraqet blerjen më të madhe që nga rënia e komunizmit.