Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e shumë figurave prominente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë atakur nga hakerët në Twitter nga skemw mashtrimi ku wshtw pwrdorur edhe Bitcoin, shkruan BBC, njofton Insajeri.
Llogaritë zyrtare të Barack Obama-s, Joe Biden dhe Kanye West gjithashtu kanë kërkuar donacione për kripto-valutën (pasi janë hakuar llogaritë).
“Çdo kush po më kërkon që të kthejë prapa”, thuhet në një twitt nga llogaria e Gates.
“Ju më dërgoni mua 1000 dollarë, unë ua kthej 2000”.
Nga Twitter kanë shkruar se ishte një sulm i koordinuar që për target ka pasur punëtorët e kompanisë “me një qasje në sistemin e brendshëm”.
“E dimë se ata kanë përdorur këtë qasje për të marrë kontroll në shumë llogari të famshme”, ka thënë Twitter në një seri të cicërimave.
Është thënë se “hapa të rëndësishëm”, janë marrë për ta limituar qasjen e hakerëve, derisa po vazhdon hetimi.
Në ndërkohë, shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey ka shkruar “Ditë e vështirë për ne në Twitter. Të gjithë ndjehemi tmerrësisht keq që kjo ka ndodhur”.
Dimitri Alperovitch, që ka themeluar kompaninë për siguri kibernetike CrowdStrike, i ka thënë Reuters-it se “ky sulm duket të jetë më i madhi deri tani në një rrjet social”./Insajderi.com