Hakmarrja e Assange: Dyzet milionë sulme në Ekuador

Zëvendësministri për informata dhe teknologji të komunikacioneve i Ekuadorit ka kumtuar se ka pasur 40 milionë sulme sajber, caku i të cilëve ishin sajtet e institucionit shtetëror të këtij vendi, pas arrestimit të themeluesit të “Wikileaks-it”, Julian Assange, lajmëron AP.

Hakmarrja e Assange: Dyzet milionë sulme në Ekuador

Siç ka kumtuar Patricio Real, sulmet sajber ishin të kryera nga disa shtete: SHBA, Brazil, Gjermania, Rumania etj.

Më herët mbrojta e Assange ka kumtuar se themeluesi i “WikiLeaks-it” duhet të ekstradohet në Australi.

Të përkujtojmë, Julian Assange më 11 prill është arrestuar në bazë të fletë arrestit i cili është lëshuar më 2012 për shkak të mosparaqitjes në gjykatë, si dhe në bazë të kërkesës së autoriteteve të Suedisë dhe SHBA. Gjykata të njëjtën ditë e ka shpallur Assange-in fajtor për shkelje të kushteve të lirimit me dorëzani. Britania e Madhe ka kërkuar nga SHBA që deri më 12 qershor t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme për ekstradimin e Assange./Insajderi.com.