Hakmarrja e Trump: E pushon nga puna, pas dëshmisë kundër tij në Senat

Hakmarrja e Trump: E pushon nga puna, pas dëshmisë kundër tij në Senat

Donald Trump nuk e ka harruar dëshminë e punonjësit të shtëpisë së bardhë kundër tij në Senat.

“Alexander Vindman ishte një subjekt i ngacmimit, kërcënimit dhe hakmarrjes nga Trump” tha avokati i tij. “Ai ka ka vënë interesin e shtetit përpara atij personal dhe kjo i ka kushtuar atij me karrierën e tij” shtoi avokati i Vindman.

Në dëshminë e tij në Senat në muajin nëntorë, Vindman kishte thënë se ishte shqetësuar nga ajo që kishte dëgjuar në telefonatën në mes të dy presidentëve, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Trump i pyetur për largimin e tij nga puna tha “Nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë e as nuk kam folur kurrë me të. Nuk e besoj që është larguar, por ai ishte një person shumë i pabindur” tha Trump. Në të njëjtën kohë, ka filluar një “fushatë” e cila thotë se ai kishte dhënë dorëheqje e nuk ishte larguar nga puna, gjë që po vazhdon të mohohet nga avokati i tij si dhe nga ish eprorë të tij.

Kujtojmë se Vindman ishte ai që kishte dëgjuar telefonatën e Trump me presidentin e Ukrainës dhe ky dyshim i tij, bëri që Donald Trump të gjykohet nga Senati./Insajderi.com