Është hakuar serveri i Departamentit të Policisë së Washington DC, teksa përgjegjësinë për këtë e ka marrë një grup rusishtfolës, transmeton Insajderi.
Departamenti Metropolitan i Policisë ka njoftuar se edhe FBI-ja është përfshirë në hetimet për rastin, porse të dyshuarit për rastin nuk janë identifikuar.
Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, nuk ekzistonte ndonjë tregues se është prekur ndonjë operacion i policisë, ndonëse është shtuar se një grup i quajtur “Babuk” e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe për vjedhjen e të dhënave të ndjeshme.
Grupet softuerike keqdashëse mbajnë peng dokumente dhe rrjete derisa të paguhen për to, ka raportuar agjencia.
Për këtë arsye sekretari i Departamentit të Sigurisë së Vendit, Alejandro Mayorkas, kishte thënë muajin e kaluar se është kthyer në prioritet angazhimi për zbulimin e të tilla grupeve. /Insajderi.com