Haley: Më nuk do të paguajmë 28,5 për qind të shpenzimeve të Misionit të KB

Haley: Më nuk do të paguajmë 28,5 për qind të shpenzimeve të Misionit të KB

Ambasadorja amerikane në KB Nikki Haley ka deklaruar dje se SHBA më nuk do t’i mbulojë 28,5 për qind të shpenzimeve të operacioneve paqësore të KB buxheti i të cilëve është 7,3 miliardë dollarë, transmeton AP.

Pretendohet se Haley ka deklaruar këtë gjatë debatit në Këshillin e Sigurimit mbi reformat e misioneve paqëruajtëse.

AP përkujton se SHBA është financieri më i madh i 15 misioneve paqësore të KB në gjithë botën dhe se administrata e presidentit Donald Trump edhe më herët është ankuar se edhe buxheti misioneve, si dhe pjesëmarrja amerikane në to janë shumë të lartë.

Pretendohet se me insistimin e Uashingtonit buxheti i tanishëm është zvogëluar për 570 milionë dollarë në krahasim me vitin e kaluar.

Haley ka thënë se “SHBA do të punojë në atë që të sigurojnë se zvogëlimi i pjesës amerikane në dhëniet të jetë në mënyrë të ndershme dhe të ndjeshme, e cila i mbron misionet e KB”./Insajderi.com.