Është mbyllur çmimi i madhi Barcelonës në Spanjë teksa pas 61 xhirove triumfues ka dalë piloti britanik Lewis Hamilton duke lënë pas Max Verstapen dhe Valteri Botas, njofton Insajderi.
Ishte një garë e fortë ku shumicën e garës e udhëhoqi piloti holandez Verstapen, por britaniku arriti ta parakalojë në xhirot e fundit për tu shpallur triumfues në fundin e garës.
Një garë të mirë zhvilloi dhe pilot i Ferrarit, Charles Leclerc i cili doli në vendin e katërt. Garë zhgënjyese për ish-kampionin e botes, Sebastian Vetel i cili u rendit në vendin e 13-të. /Insajderi.com
Renditja e pilotëve në çmimin e madh të Barcelonës