Në garën e mbajtur në Nurbugring të Gjermanisë, për Çmimin e Madh të “Eifel Grand Prix”, në Formual 1, gjatë fundjavës që shkoi, piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, shënoi fitore dhe barazoi rekordin e fitoreve në garat e Formula 1, që mbahej nga piloti gjerman, Michael Schumacher, njofton Insajderi.
Piloti britanik shënoi fitoren e shtatë në këtë edicion të Formula 1, ndërsa kjo është fitorja e 91 në garat e Formua 1 për Hamilton. Kështu me fitimin eventual të titullit botëror në Formula 1, ky do të ishte një barazim tjetër i rekordeve me Schumacher, duke fituar secili nga shtatë herë titullin e më të mirit, ngase momentalisht Hamilton ka gjashtë tituj kampion.
Pas Hamilton, në podium u ngjitën edhe Max Verstappen piloti i Red Bull që zuri vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë përfundoi piloti i Renault, Daniel Ricciardo, në fakt ky është podium i parë për skuadrën franceze në këtë edicion të garave në Formula 1.
Gara në pistën e Nurburgringut është një garë për t’u harruar për “Kokëkuqen” italiane, pasi pilotët e Ferrarit, gjermani Sebastian Fettel zuri vendin e 11 në tabelë, ndërsa Charles Leclerc edhe pse u nis nga pozita e dytë, garën e përfundoi në vendin e shtatë.
Në renditjen e përgjithshme, në vendin e parë qëndron piloti britanik Hamilton me 230 pikë të tubuara, pastaj në pozitën e dytë ndodhet finlandezi Valtteri Bottas me 161 pikë, ndërsa i treti ndodhet holandezi Max Verstappen me 147 pikë të tubuara. /Insajderi.com