Hamilton fiton në Portugali, thyen rekordin e Schumacher

Hamilton fiton në Portugali, thyen rekordin e Schumacher

 

 

Britaniku, Lewis Hamilton ka fituar ditën e sotme Çmimin e Madh të Portugalisë. Piloti i Mercedes, arriti i pari në finish, duke lënë pas tij shokun e skuadrës, Valtteri Bottas, njofton Insajderi.

Kjo ishte fitorja e 92-të për britanikun, i cili tashmë ka kaluar edhe Michael Schumacher dhe tashmë futet në histori të Formula 1.

Për të kaluar te gara e sotme në Portugali, Hamilton dominoi, teksa i vetmi që i bëri konkurrencë ishte finlandezi Valtteri Bottas, i cili në fund u dorëzua, duke u renditur i dyti. Në vendin e tretë u rendit holandezi Max Verstappen i Red Bull, ndërsa piloti i Ferrarit, polaku Charles Leclerc nuk shkoi më shumë se vendi i katërt.

Në renditjen e përgjithshme të pilotëve, prin Hamilton me 256, i ndjekur nga Bottas me 179 pikë, pastaj i treti ndodhet Verstappen me 162 pikë. Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel ndodhet në vendin e 13 me 18 pikë të tubuara. /Insajderi.com