Hamilton fituesi i Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1

Hamilton fituesi i Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1

Piloti britanik nga ekipi i Mercedesit, Lewis Hamilton është shpallur fituesi i DHL Turkish Grand Prix të Formula 1, njofton Insajderi.

Në garën e mbajtur me 58 xhiro në pistën “Intercity Istanbul Park”, Hamilton me fitoren e garës shpalli fitoren e kampionatit të 7-të në karrierën e tij në sezonin i cili përfundon pas tre etapave.

Vendin e dytë e zuri meksikani, Sergio Perez, piloti i Racing Point ndërsa në vendin e tretë e zuri piloti gjerman nga ekipi i Ferrarit, Sebastian Vettel. /Insajderi.com