Hamsik ndodhet në Kinë, kërkohet nga ekipi i Lokomotivës së Moskës

Hamsik ndodhet në Kinë, kërkohet nga ekipi i Lokomotivës së Moskës

Mesfushori sllovak, Marek Hamsik, mund të rikthehet në Europë, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton media ruse “Match TV”, ish-kapiteni i Napolit, prej dy vitesh ndodhet në Kinë nga ku aktivizohet me skuadrën e Dalian, ndërsa sipas tyre, Hamsik është objektiv në afatin kalimtar të skuadrës së Lokomotivës së Moskës.

Klubi nga Moska dëshiron të marrë Hamsik si lojtar të lirë, por për t’u kuptuar mbetet nëse lojtari do të mirëkuptohet dhe do të përpiqet të gjejë një marrëveshje me klubin kinez për të prishur kontratën në mënyrë konsensuale nëntë muaj përpara. /Insajderi.com