Hans Flick zyrtarisht pranon postin e selektorit të Gjermanisë

Hans Flick zyrtarisht pranon postin e selektorit të Gjermanisë

Hans-Dieter Flick prezantohet zyrtarisht në krye të Gjermanisë, njofton Insajderi.

Pasi njoftoi largimin nga stoli i Bayern Munchen, tashmë Flick do të vazhdojë karrierën te kombëtarja e Gjermanisë.

Ndonëse gjithçka ishte arritur prej kohësh, vetëm ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi për Flickun në krye të Gjermanisë.

Trajneri 56 vjeçar do të marrë drejtimin e “Pancerave” menjëherë pas përfundimit të Europianit dhe do të pasojë në stol Joachim Low. /Insajderi.com