Hapet thirrja për punime shkencore për studentët kosovar

Hapet thirrja për punime shkencore për studentët kosovar

Kolegji Universum për disa vite me radhë po organizon – Konferencën Shkencore Studentore, këtë vit në bashkëpunim me IBCM – International Business College Mitrovica, Kolegji Universum hap thirrjen për “Punime Shkencore” nga studentët.

Thirrja vlen për të gjithë studentët nga të gjitha institucionet publike dhe private në Kosovë. Ndërsa prezantimi i punimeve do të bëhet gjatë Konferencës Shkencore Studentore.

Temat e punimeve janë Biznes dhe Marketing, Administratë Publike, Shkenca Kompjuterike, Mbrojtje e Mjedisit dhe Mësimi i Gjuhës Angleze;

Afati i fundit për dërgim të punimeve 23 shkurt 2020, punimet dërgohen në email: qendresa.kukaj@universum-ks.orgKliko këtu për formatin e punimit.

Kolegji Universum në vazhdimësi inkurajon studentët që të angazhohen aktivisht në publikime akademike dhe hulumtuese. Kliko këtu për të lexuar revistat dhe publikimet e ndryshme të studentëve të Kolegjit Universum.

Për më shumë informata rreth Konferencës Shkencore Studentore kontakto info@universum-ks.org apo +383 44 144 062;