Haradinaj: Djelmoshat tanë sonte bënë ëndrrën realitet

Haradinaj: Djelmoshat tanë sonte bënë ëndrrën realitet

Kosova ka arritur të shkruajë historinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Kosovën pas fitores ndaj Azerbajxhanit.

Ai ka thënë se djelmoshat tanë sonte bënë ëndrrën realitet, transmeton lajmi.net.

“Të pandalshëm, briliant e plot pasion, djelmoshat tanë sonte bënë ëndrrën realitet! Secilën ditë më të fortë, secilën herë më krenarë!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.