Haradinaj ka dy kërkesa për Qeverinë

Haradinaj ka dy kërkesa për Qeverinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës që lidhen me lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve për shkak të pandemisë.

Depueteti i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar për këto dy kërkesa përmes një postim në Facebook.

“Afatin i cili përfundon më 30 qershor, të përcaktuar me vendim të Qeverisë, si masë e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ta shtynë deri në fund të vitit 2021”.

“Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike ka vonuar të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, afatet për faljen e ndëshkimeve të bizneseve janë të kufizuara dhe si pasojë nuk kanë mundur të përfitojnë nga kjo masë, edhe ashtu e pamjaftueshme”, ka shkruar Haradinaj.

Arsyetimin e këtyre kërkesave e ka lidhur me situatën pandemike. /Insajderi.com