Haradinaj: Ka shpresë për ekonominë

Haradinaj: Ka shpresë për ekonominë

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “për ekonominë ka shpresë”.

Këtë koment ai e bëri pas një vizite në një kompani prodhuese të Rahovecit, përcjell Insajderi.

Ai shtoi se dora e shtetit do të ndehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësi.

“Dora e shtetit, do të jetë ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit, që u goditën nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë. Programi i Aleancës, ka paraparë deri në hollësi përkrahjen për ta, ndërprerjen e rënies dhe stimulimin e rritjes ekonomike në vend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Insajderi.com