Haradinaj: Me Anitën, plot entuziazëm në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur

Haradinaj: Me Anitën, plot entuziazëm në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten  e tij Anitën, janë duke e shikuar ndeshjen Kosovë- Azerbejgjan, përcjellë “Gazeta Blic”.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ka hedhur dy fotografi të shkrepura pikërisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe ka kërkuar fitore nga përfaqësuesit e Kosovës.

Loja përfundoi me rezultatin 4 gola për Kosovën dhe me 0 gola për Azerbajxhanin.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Lojë spektakulare dhe paraqitje e mahnitshme, sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me Anitën, plot entuziazëm, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë drejt triumfit të radhës!