Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se “sektorët e goditur nga pandemia COVID-19, do ta ndjejnë dorën e shtetit gjatë këtij viti”.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi me përfaqësues nga Oda e Holerisë dhe Turizmit.
“U zotova se viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektoret e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit. Do të ruajmë vendet e punës, të humbura gjatë krizës pandemike e do të stimulojmë̈ edhe hapjen e vendeve të reja”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj theksoi se kërkesat e këtyre sektorëve janë pjesë për “Fondin e Ringjalljes Ekonomike”.
“Dëgjova kërkesat legjitime të tyre, që Aleanca i ka përfshirë̈ në programin e saj, konkretisht në Fondin e Ringjalljes Ekonomike”. /Insajderi.com
Bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.
Dëgjova kërkesat legjitime të…Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, 23 January 2021