Ramush Haradinaj sot ka vizituar “Meka”, njërën ndër kompanitë më të suksesshme që ofron prodhime vendore të produkteve të mishit.
Haradinaj vizitën në kompaninë më të madhe vendore të prodhimeve të mishit e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Shkrimi i plotë i Ramushit për vizitën në Meka:
“Sot, isha dëshmitar i kapacitetit mbresëlënës të prodhimit cilësor në kompaninë “Meka” të familjes së vyer Piraj, një shembull i shkëlqyer se si sektori privat respekton të drejtat e punëtorëve dhe që ka fituar besimin e konsumatorit në nivel global. Nga pronari Burim Piraj, u njoftova për planin zhvillimor të kompanisë për të ardhmen dhe impaktin e taksës 100% në ngritjen e kapaciteteve prodhuese, rrjedhimisht edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Krahas reformave fiskale për lirimin e lëndës së parë nga TVSH-ja dhe lehtësirave tjera, me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar dhe të shtojnë numrin e të punësuarve, duke iu siguruar pagë dhe kushte të dinjitetshme në Kosovë.”