Haradinaj u premton mbështetje bizneseve, kritikon Qeverinë për veprime të vonuara

Haradinaj u premton mbështetje bizneseve, kritikon Qeverinë për veprime të vonuara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar mbështetje për bizneset e dëmtuar nga pandemia në takimit që po mban me afaristë e biznismenë, përcjell Insajderi.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka vizituar një nga bizneset e qeramikave, ku ka diskutuar për sfidat që po përballen ata.

“Kriza ekonomike e shkaktuar nga gjendja pandemike, ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit”, ka thënë i pari i AAK-së.

Tutje, Haradinaj, ka kritikuar qeverinë aktuale për shkak që sipas tij po vonohen në vendimet konkrete.

“Aleanca do të jap kontributin e saj maksimal në këtë drejtim, si parti opozitare, duke përkrahur gjithmonë faktorët e rritjes ekonomike në vend dhe ndalimin e varfërisë, fenomen që po thellohet për shkak të vonesës së vendimeve konkrete nga qeveria”, ka theksuar ai./Insajderi.com