Harden magjik për Houstonin, Toronto triumfon pas kohës shtesë [Video]

Harden magjik për Houstonin, Toronto triumfon pas kohës shtesë [Video]

Skuadra e Houston Rockets mposhti 122-115 Atlanta teksa James Hardeni realizoi “triple double”. Hardeni realizoi 41 pikë, bëri 10 kërcime e 10 asistime, në një ndeshje të dominuar nga ekipi teksan, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Young për Atlanta.

Fitore në sekondat e fundit për Denver Nuggets, që mposhti 107-106 Dallas Mavericks, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Doncic realizoi 27 pikë e 10 asistime për Mavs, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Nuggets u dallua Jokic, autor i 33 pikëve.

Rikthehet te fitorja ekipi i Milwaukee Bucks, që mundi 107-98 nënkampionët e Golden State Warriors.

Tjetër ndeshje e mirë e Antetokounmpo, që realizoi 30 pikë e 13 kërcime. Fitore shënoi edhe ekipi i San Antonio Spurs, që mundi 129-114 Boston Celtics, sfidë e dominuar nga Spurs, ku u dallua DeRozan me 30 pikë.

Miami Heat mposhti 122-108 Indiana Pacers, takim ku diferencën në fushë për ekipin nga Florida e bëri Herro me 19 pikë.

Pas kohës shtesë fiton skuadra kampione e Toronto Raptors, që mundi 112-110 Charlotte Hornets, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekipi e herë tjetri. Ibaka e Davis secili realizuan nga 23 pikë e 11 rebound për kanadezët.

Fitore të lehtë korri skuadra e New Orleans Pelicans, që mundi 123-108 Chicago Bulls, takim ku shkëlqeu Ingram me 29 pikë e 11 asist, ndërsa Utah Jazz fitoi 128-104 ndaj New York (Bogdanovic 20 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Boston – San Antonio, 114-129

Charlotte – Toronto, 110-112

Indiana – Miami, 108-122

Orlando – Washington, 123-89

Atlanta – Houston, 115-122

Dallas – Denver, 106-107

New Orleans – Chicago, 123-108

Utah Jazz – New York, 128-104

Golden State – Milwaukee, 98-107