Haris Vuckic: Kosova është e “lënduar” nga humbja në Maqedoni dhe kjo na shkon për shtati

Haris Vuckic: Kosova është e “lënduar” nga humbja në Maqedoni dhe kjo na shkon për shtati

Lojtari i kombëtares Sllovene, Haris Vuckic, ka folur para ndeshjes me Kosovën, ku ka thënë se Kosova, është e “lënduar”, nga humbja ndaj Maqedonisë dhe kjo mund të jetë një avantazh për ta dhe se ata vinë këtu për fitore.

“Nuk dimë shumë për Kosovën. Ata kanë një skuadër të re. E njoh vetëm portierin [Aro Muriç], i cili luan te Girona”, tha fillimisht, Vuckic, transmeton Insajderi.

“Pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, ata janë të dëshpëruar. Mund të jetë pozitive për ne. Ata do të jenë gati për ne”, shtoi ai.

“Gjëja më e rëndësishme për ne do të jetë se si do të paraqitemi në fushë. Ne do të shkojmë për rezultat pozitiv atje”, nënvizoi ai./Insajderi.com.