Harris e ka pritur që Trump të “merret me rrena dhe hile” gjatë kampanjës

Harris e ka pritur që Trump të “merret me rrena dhe hile” gjatë kampanjës

E përzgjedhura e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zëvendës-presidente, Kamla Harris, ka thënë se Donald Trump dhe njerëzit nga ekipi i tij do të “merren me rrena” dhe me “hile”.

Harris ka thënë kështu si përgjigje për akuzat e Trump se mbase ajo nuk e ka të ligjshme të garojë për zëvendës-presidente meqë kur ajo ka lindur, prindërit e saj, njëri nga India e tjetri nga Xhamajka, nuk kanë qenë shtetas të SHBA-ve, njofton Insajderi.

“Ata do të tentojnë të merren me disa çështje të tilla për ta larguar vëmendjen nga problemet e vërteta që afektojnë jetën e qytetarëve amerikanë. Prandaj, e pres që do ta merren me këso taktikash të ndyta. Por, ne jemi gati”, ka thënë Harris në një intervistë ekskluzive për portalin The Grio./Insajderi.com