
Samsung ka filluar të rregullojë gabimet e tij. Pavarësisht problemeve që kanë prekur kompaninë me Galaxy Fold, një smartfon i ri Galaxy është shfaqur.
Por ka një problem sesi mund të lërë në hije Galaxy Note 10. Quhet Galaxy A90 dhe është telefoni i ri flagship i Samsung që do të rivalizojë jo vetëm kundërshtarët por edhe Galaxy S10 dhe Note 10.
Kjo sepse kushton shumë pak sesa dy të parët. Sipas OneLeaks do të ofrohen dy versione të A90-ës të dy me ekrane masive prej 6.7-inç por aq sa edhe Galaxy Note 10 Pro. Vinë me të njëjtët skanerë të shenjave të gishtërinjve, tre kamera të pasme e madje njëri prej tyre ka edhe 5G.
Për më tepër Galaxy A90 do të ketë një dizajn superior krahasuar me Galaxy Note 10 kjo sepse ka një ekran pa skaje dhe pa “notch” e madje do të realizojë selfie të shkëlqyera.
Lajmet e mira nuk përfundojnë këtë sepse A90 do të ketë procesorin më të fuqishëm në treg, Snapdragon 855 i cili gjendet në zemër të Note 10 dhe S10.
Sipas Onleaks telefoni del në shitje më 31 Korrik për 735 dollarë, pak javë përpara debutimit të Note 10 të cilit rrezikon ti vjedhë shfaqjen.
Galaxy Note 10 Pro do të kushtojë mbi 1,000 dollarë dhe ky është vetëm versioni 4G.