Harrojeni Mayweather-McGregor, tri javë më vonë zhvillohet një meç i madh i boksit

Harrojeni Mayweather-McGregor, tri javë më vonë zhvillohet një meç i madh i boksit

Tri javë pas duelit që mblodhi miliona shikues nga e mbarë bota, atij mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, tifozët e boksit do të kenë mundësinë që të ndjekin një nga ndeshjet më të shumëpritura ndër vite.

Dueli i shumëkërkuar nga tifozët e sportit të boksit, mes meksikanit Canelo Alvarez dhe boksierit nga Kazakistani Gennady Golovkin, do të zhvillohet në po të njëjtin vend ku u ndeshen McGregor dhe Mayweather. T-Mobile Arena në Las Vegas do të mirëpres një tjetër ndeshje të madhe boksi.

Mbajtësi i titullit kampion bote në peshën e mesme të boksiot profesionist, Gennady Golovkin do të mbrojë titllin kundër ish-kampionit të botës Canelo Alvarez të shtunën, më 16 shtator.

Golokvin nga Kazakistani nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij. Ka fituar 37 ndeshjet në të cilat ka boksuar, derisa 34 prej tyre i ka mbyllur para kohe, me nokaut.

Kategoria e mesme e boksit profesionist është njëra nga kategoritë më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Insajderi.

Ndeshja ndërmjet Alvarez dhe Golokvin është pritur prej shumë kohësh, dhe ky meç pritet të gjenerojë miliona të ardhura për kampet e të dy boksierëve. /Insajderi.com