Harry Kane dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspurs gjatë kësaj vere, transmeton Insajderi.
Sulmuesi anglez dëshiron të mbetet në Premier League, por nuk dëshiron të jetë pjesë e Spurs më.
Sipas “Daily Telegraph”, Kane po insiston kalimin te skuadra angleze, Manchester City, të cilët edhe janë në kërim të një sulmuesi.
Pep Guardiola po e kërkon transferimit e kapitenit të Anglisë, pasi po shihet si zëvendësuesi ideal i Sergio Agueros, i cili u transferua si lojtar i lirë te Barcelona.
Kështu, Kane ka hapësirën e duhur për ta dëshmuar veten te Cityzens edhe pse raportohet se në garë për sulmuesin është edhe Chelsea.
Harry Kane është pjesë e Tottenham që nga viti 2009, gjatë kësaj periudhe ai ka shënuar 166 gola në 242 paraqitje për ta.
Ndërsa në të kaluarën ka qenë në huazim te skuadra si Leyton Orient, Milwall, Norwich City dhe Leicester City./Insajderi.com