Harry Kane i lënduar, mund të mungojë ndaj Shqipërisë në mars

Harry Kane i lënduar, mund të mungojë ndaj Shqipërisë në mars

Një lajm i mirë për trajnerin Edi Reja të Kombëtares shqiptare mund të vijë nga klinikat e specializuara në Londër. Së fundmi, në ndeshjen e fundit të Tottenham në Premier League, sulmuesi anglez, Harry Kane, është dëmtuar në të dyja kaviljet e tij, njofton Insajderi.

Njëra prej tyre mësohet se ka edhe shqetësimin më serioz, pas një goditjeje të marrë nga Thiago Alcantara, e cila mund ta detyrojë sulmuesin të qëndrojë jashtë fushave edhe më shumë sesa gjashtë javë.

Thënë ndryshe, Kane do të mungojë jo vetëm në muajin shkurt, por me gjasë edhe më shumë sesa gjysma e muajit mars. Shqipëria do të presë Anglinë në “Air Albania” më 28 mars, kohë në të cilën Kane mund të jetë në limite, nëse do ta arrijë që të jetë i gatshëm ose jo. Një mungesë e bomberit anglez do të ishte një lloj lehtësimi për Shqipërinë. /Insajderi.com