Harry Maguire shpallet fajtor – Reagon Manchester United

Harry Maguire shpallet fajtor – Reagon Manchester United

Qendër mbrojtësi dhe kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është shpallur fajtor nga gjykata në Greqi, për shkaktim të lëndimit trupor, përpjekje të dhënies së ryshfetit, dhunës kundër punonjësve publikë dhe për fyerjes gjatë arrestimit në Mykonos

Ai është dënuar me 21 muaj burgim me kusht.

Ekipi i tij, Manchester United, ka reaguar ndaj këtij vendimi.

“Manchester Unitedi deklarohet lidhur me vendimin e sotëm (e martë) të gjykatës greke. Harry Maguire është deklaruar i pafajshëm në të gjitha akuzat për kundërvajtje të bëra ndaj tij dhe vazhdon fuqishëm ta pohojë pafajësinë e tij”

“Besojmë se të akuzuarit, nuk I është dhënë kohë e mjaftueshme që të përgatisë mbrojtjen e tij dhe kërkesa e tij për shtyrje të gjykimit, është refuzuar, prandaj, klubi I United, do të apelojë këtë vendim”, thuhet në komunikatën e klubit nga Anglia.

Për shkak të këtij incidenti dhe këtij procesi, Harry Maguire, nuk është grumbulluar as nga kombëtarja e Anglisë./Insajderi.com.