Gjuha shqipe është futur si lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.
Faton Liman, i cili punon si administrator departamenti në këtë universitet, ka bërë të ditur se gjuha shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele
“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombësen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele”, ka shkruar Limani.
Ai gjithashtu ka thënë se gjatë mësimit të gjuhës shqipe do të ofrohen njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese./Insajderi.com