Harvey Weinstein përballet me 6 akuza tjera për sulme seksuale

Harvey Weinstein përballet me 6 akuza tjera për sulme seksuale

Producenti Harvey Weinstain është akuzuar me 6 raste të tjera të sulmeve seksuale.

Dy viktima të tjera kanë paraqitur akuzat e tyre për incidente që kanë ndodhur para 10 vitesh.

Weinstain tani ka 11 kauza për sulme seksuale në gjykatën e Los Angeles, ku përfshihen 5 gra, ka thënë avokati Jackie Lacey në një deklaratë.

Në muajin mars ai u dënua më 23 vite në burg për dhunim dhe sulm seksual.

Gjatë gjykimit në Neë York, 68 vjeçari është dënuar si fajtor për akte seksuale kriminale të shkallës së parë ndaj një gruaje dhe për dhunim të shkallës së tretë të një gruaje tjetër./Insajderi.com