Haxhi Krasniqi i gatshëm për të mbrojtur titullin e kampionit

Haxhi Krasniqi i gatshëm për të mbrojtur titullin e kampionit

Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring ndaj Dominic Boeselk, të shtunën rreth orës 23-00.

Ndërsa, sot janë bërë matjet zyrtare para këtij meçi dhe të dy boksiserët janë në rregull me peshë, shkruan Shqip.com.

Krasniqi ka peshuar 79,3 kg, ndërsa edhe Boeslek ka pasur peshë të njëjtë, 79,3 kg.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Haxhi Krasniqi dhe Dominic Boeselk

Boksieri nga Juniku është Kampion i Botës në IBO dhe WBA në peshat gjysmë të rënda, ndërsa në këtë ndeshje do mundohet t’i mbrojë këta tituj.

Kundërshtari i tij është po i njëjti të cilën e kishte mposhtur për tu bërë kampion me 10 tetor të vitit 2020.

34 vjeçari nga Kosova deri më tani ka fituar gjithesej 57 ndeshje në karrierën e tij si profesionist, ku ka dalë fitues në 51 prej tyre, ndërsa ka edhe gjashtë humbje. 19 ndeshje i ka fituar me knockout.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Haxhi Krasniqi dhe Dominic Boeselk

Ndërsa, kundërshtari i tij, Domicin Bosel është ngjitur në ring 33 herë si profesionist, ka 21 fitore dhe dy humbje. 12 fitore i ka realizuar me knockout.

Ndeshja do të zhvillohet në në “GETEC Arena” në Magdeburg, Sachsen-Anhalt, Gjermani./Insajderi.com