Hazard i kërkon falje tifozëve madrilenë, pasi u pa duke qeshur me lojtarët e Chelseas

Hazard i kërkon falje tifozëve madrilenë, pasi u pa duke qeshur me lojtarët e Chelseas

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka kërkuar falje nga tifozët madrilenë, pasi u kritikua për qeshje dhe përqafime me lojtarët e Chelses, pas eliminimit të ekipit të tij nga Liga e Kampionëve, përcjell Insajderi.

Hazard ka postuar një story në Instagram ku ka thënë se nuk ishte qëllimi i tij të ofendonte tifozët madrilenë dhe se ëndrra e tij ishte të luante për Real Madridin.

“Më falni, kam lexuar shumë opinione për mua sot dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madridit. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madridin dhe kam ardhur këtu për të fituar. Sezoni nuk ka mbaruar dhe së bashku ne tani duhet të luftojmë për La Ligan! Hala Madrid!”, ka shkruar Hazard.

Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampioneve pas humbjes ndaj ekipi anglez, Chelsea./Insajderi.com