Hazard mund të rikthehet më shpejt nga lëndimi

Hazard mund të rikthehet më shpejt nga lëndimi

Më në fund një surprizë pozitive nga Eden Hazard. Sulmuesi belg i Realit të Madridit u parashikua se do të qëndronte jashtë fushave të lojës për një muaj, por në fakt ai do të qëndrojë vetëm dy deri në tre javë, njofton Insajderi.

Gjatë këtyre ditëve ai është rikthyer në stërvitje me përgatitësin Dypo, duke bërë një plan të personalizuar për t’u rikthyer në formë dhe për të ndihmuar skuadrën e tij në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit.

Të gjithë kanë besim se ky është momenti i duhur kur Hazard do të rigjejë besimin dhe do të jetë një element ku skuadra duhet të mbështetet. Duket më i lumtur dhe më i buzëqeshur që ka marrë këtë lajm pozitiv nga mjekët dhe mund të stërvitet. /Insajderi.com