Hearn: Joshua do të ndeshet sërish me Klitschkon

Hearn: Joshua do të ndeshet sërish me Klitschkon

Menaxheri i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka thënë se meçi i radhës për boksierin britanik që e menaxhon vet, do të jetë një revansh me Wladimir Klitschko.

Joshua mbrojti titullin IBF në kategorinë e rëndë dhe fitoi dy tituj në kategoritë ËBO dhe IBO, pasi mposhti Wladimir Klitschkon me 29 prill në “Wembley” të Anglisë.

E Hearn është i gatshëm që ta caktojë një tjetër meç mes dy boksierëve.

“Është njëra nga luftërat më të mira që kam parë, dhe të gjithë duan që ta shohin sërish. Është meçi më i madh i mundshëm për Joshuan momentalisht, më shumë se sa Fury, dhe unë mendoj se ai mund ta fitojë sërish meçin me Klitschkon. Kjo është lufta që do ta donim këtë radhë”, deklaroi Hearn për “Boxing News”. /Insajderi.com