Hedhet shorti çerek-final në CL, këto janë çiftet

Hedhet shorti çerek-final në CL, këto janë çiftet

Është hedhur shorti për fazën çerek-finale të kompeticionit më prestigjioz të futbollit në Evropë, Champions League.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë katër skuadra nga Anglia marrin pjesë në këtë fazë, derisa Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami kërkojnë të sjellin në Ishull trofeun që i ka munguar vendit që nga viti 2012, transmeton Insporti.

Juventusi, Ajaxi, Porto dhe Barcelona janë skuadrat tjera që janë kualifikuar në 1/8 e finales.

Kujtojmë se ndeshjet e para çerek-finale luhen më 9 dhe 10 prill, gjysmë-finalet luhen më 30 prill dhe 1 maj, para finales të së shtunës, më 1 qershor.

Shorti, i cili u hodh në Nion të Zvicrës, na dhuroi këto çifte:

Ajax – Juventus
Liverpool – Porto
Tottenham – Manchester City
Barcelona – Manchester United.