
Gjatë së enjtes është hedhur shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike të Tokios, shkruan Insajderi.
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe në raundin e parë.
Dubois është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja.
Ajo normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.
Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, ishte i pranishën në short, derisa thotë se shorti ishte i pafatë për boksieren e tij.
Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në “Kokugikan Arena” të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 sipas orës sonë lokale./Insajderi.com