
Të premten në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të Superligës, shkruan Insajderi.com
Pas tërheqjes së shortit, këto do të jenë ndeshje e para:
Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani
Edicioni i ri për garat e Superligës për sezonin 2021/22 do të fillojë nga 21 gushti.
Sezonin e kaluar kampion i Kosovës u shpall Prishtina, pas një gare të nxehtë për titull mes klubit nga kryqyteti, Dritës dhe Ballkanit./Insajderi.com