
13 futbollistë të klubin Luftëtari kanë ndier të njëjtat simptoma gjatë ditës së djeshme dhe pasi kanë kontaktuar me mjekun e klubit, i janë drejtuar menjëherë spitalit rajonal.
Marrje mendsh, të vjella dhe këputje kanë qenë simptomat e lojtarëve të Luftëtarit, të cilëve u është dashur ndërhyrja e mjekëve për t’u stabilizuar.
Një ngjarje e rrallë që ka shkaktuar ankth në klub. Helmimi Futbollistët u janë drejtuar thuajse në të njëjtën kohë ambienteve të spitalit pas shqetësimeve që kanë ndier. Dhe pasi gjendja e tyre është stabilizuar, u janë marrë kampione dhe kanë bërë analizat për të zbuluar shkakun se nga u ka ardhur ky helmim.
Burimet saktësojnë se një pistë ku dyshohet është hoteli ku qëndrojnë të grumbulluar futbollistët dhe aty konsumojnë edhe vaktet e ushqimit. Ndërsa pista tjetër është ajo se lojtarët mund ta kenë tepruar me pijet në ndonjë lokal të qytetit ku mund të kenë qenë së bashku. Tashmë, do të pritet përfundimi i analizave për të mësuar edhe shkakun e helmimit të futbollistëve të Luftëtarit, shkruan Panorama Sport.
i Kjo situatë e krijuar ka shkaktuar ankth në klubin bluzi. Katër ditë përpara ndeshjes ndaj Turbinës, që është shumë e rëndësishme për ecurinë e ekipit, gjendja e lojtarëve ka bërë që drejtuesit dhe stafi teknik të shqetësohen.