Një studim i botuar rishtas vëren se hëna është “ndryshkur”, duke i lënë ekspertët të hutuar nga zbulimi, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Studimi, i botuar në Science Advances, vëren se ndryshku mund të jetë rezultat i ujit të zbuluar në hënë, por është akoma tronditëse, duke pasur parasysh mungesën e oksigjenit dhe mungesën e ujit në satelitin qiellor të Tokës.
“Është shumë e çuditshme”, tha autori kryesor i studimit, Shuai Li i Universitetit të Hawaii, në një deklaratë. “Hëna është një mjedis i tmerrshëm për të formuar hematit.”
Hëna ka qenë një burim magjepsjeje për njerëzimin për vite me radhë dhe që nga misionet hapësinore Apollo të mesit të shekullit të 20-të, njohuritë e njerëzimit rreth satelitit tonë qiellor janë rritur ndjeshëm.
Shkencëtarët kohët e fundit mësuan se hëna humbet ujë kur meteoroidet godasin sipërfaqen e saj, sipas një studimi të botuar në Mars 2019. /Insajderi.com