Hendbollistet e Përfaqësueses kosovare U19 kanë zhvilluar edhe një ndeshje në kuadër të Evropianit të Divizionit B, shkruan Insajderi.
Të shtunën gjatë mesdites në Shkup, hedbollistet kosovare humbi nga Islanda me rezultat 37:23.
Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për plasman, derisa Islanda u rendit në vendin e tretë, kurse Kosova në të katërtin.
Hendbollistet kosovare patën momente të mira në ndeshje, por sërish ka mungojë vazhdimësia, ndërsa ndikoi edhe lëshimi i rasteve nga pozita të përshtatshme.
Ndaj Islandës, më efikase u tregua aloja, Elisa Mulaj, e cila realizoi 12 gola nga 18 tentime, pastaj Natalija Milatovic kishte pesë gola, Saranda Berisha tri, Ornela Haxhiu dy dhe Adelina Berisha një gol.
Evropiani i Divizionit B përfundon të dielen, derisa Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e fundit për plasman me fillim nga ora 10:30 kundër Finlandës./Insajderi.com