Me një paraqitje shumë të mirë ne pjesën e dytë, Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitoren e parë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Shkup, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë u takoi hendbollisteve boshnjake, që shkuan në pushim me epërsi prej 17:14.
Por, hendbollistet kosovare gradualisht u kthyen në lojë, pasi arritën të kalojnë në epërsi në pjesën e dytë.
24:23 ishte rezultati i Kosovës në minutën e 49-të, në fazën finale të ndeshjes epërsi u rrit edhe për dy gola, ndërsa rezultati në fund ishte 30:28.
Pas humbjes në dy ndeshjet paraprake, kundër Holandës dhe Ishujve Faroe, kjo fitore pritet të ketë vlerë të shumëfishtë për Kosovës U10.
Hendbollistet tani kanë dy ditë të lira, ndërsa të enjten do të përballen me Maqedonin e Veriut./Insajderi.com