
Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson mund të jetë jashtë Liverpool, transmeton Insajderi.
Sipas mediave ndërkombëtare, Henderson mund të largohet gjatë kësaj vere pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë ngecur.
Kjo gjë ka ngjallur pakënaqësi tek tifozët e klubit të cilët po kritikojnë krerët e klubit për qasjen ndaj lojtarit kryesorë.
Këtë afat kalimtar, “The Reds” iu largua edhe mesfushori Giorginio Wijnaldum, i cili u tranferua te PSG si lojtar i lirë.
Jordan Henderson është pjesë e Liverpool që nga viti 2011 kur u transferua nga skuadra tjetër angleze, Sunderland.
Gjatë kësaj periudhe ai ka shënuar 27 gola në 290 paraqitje garuese për ta./Insajderi.com