
Sulmuesi, Henrikh Mkhitaryan, ka nënshkurar kontratë të re me Romën, kontratë kjo që do ta mbaj armenin në kryeqytetin italian deri në qershor të vitit 2023, transmeton Insajderi.
32-vjeçari është pjesë e “ulkonjave” që nga viti 2020, ku u transferua nga klubi anglez, Arsenal.
Mkhitaryan ka zhvilluar 55 ndeshje në total me klubin italian, ku ka arritur të shënojë 21 gola.
Në të kaluarën ai ishte pjesë edhe e ekipeve si Manchester United, Borussia Dortmund, Schachtar Donezk./insajderi.com