Xherdan Shaqiri ka thënë se fitorja e ekipit të tij sot ndaj Manchester United, për të është “një ditë e përsosur”.
‘Shaqa’ shpërtheu me dy super gola në kryendeshjen e javës së 17-të që u zhvillua sot në ‘Anfield’, përcjell Insporti
Atij iu deshën vetëm 10 minuta pas inkuadrimit në fushë, për të realizuar dy gola (73′, 80′).
Shaqiri tha se ky është starti më i mirë në historinë e klubit dhe se synimi është që të vazhdohet kështu.
“Është ditë e përsosur për mua… është starti ynë më i mirë në historinë e klubit dhe to të provojmë që të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë, mendoj se do të kemi kohëra të mira para nesh”, tha Shaqiri pas ndeshjes.
27-vjeçari deri më tani me Liverpoolin ka shënuar 5 gola në gjithsej 13 paraqitje në Premierligë.